Prekazi: Futbollistët më mirë të luajnë për U21 se të qëndrojnë në bankë të Kosova
Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka përgëzuar sulmuesin Lirim Kastrati dhe mbrojtësin Arbenit Xhemajli për motivin e lartë në ndeshjen ndaj Turqisë.
Në emisionin 90 Plus, trajneri mitrovicas ka bërë të ditur që dyshja e lartë përmendur kanë qenë të ftuar nga kombëtarja A e Kosovës, por pas bisedës që ka pasur me trajneri Bernard Challandes, Kastrati dhe Xhemajli janë liruar të luajnë për U21shin.
“Është pak problem për futbollistët të motivohen kur vijnë nga kombëtarja A te ekipi U21. Por Kastrati dhe Xhemajli kanë treguar karakter të fortë dhe kanë luajtur shumë mirë. Më mirë të luajnë për U21 se të qëndrojnë në bankë të Kosova” deklaroi Prekazi.
Kosova U21 fitoi 3-1 kundër Turqisë U21 në ndeshjen e fundit dhe pas 2 ndeshjeve ka 6 pikë. /Indeksonline/