Prekazi legjendar mikpret Ariana Musliu-Shoshin

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi qëndroi sot në Lagjen II dhe në Prekazin legjendar.
Në bashkëbisedime me qytetarët e Prekazit, Musliu-Shoshi u njoh nga afër me sfidat e tyre dhe kërkesat që kanë.
Ajo u shpreh shumë e emocionuar pas këtij takimi duke thënë se aty ndjen peshën e historisë dhe fuqinë e idealit kombëtar.
Pas Prekazit, ajo vizitoi Lagjen II, vendin ku u rrit dhe pranoi dashuri dhe përkrahje të pakusht.
“Bashkë për të ardhmen tonë më të mirë!”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Musliu-Shoshi bartë numrin 18 në listën e PDK-së.
Ky është postimi i plotë i saj:
Faleminderit, Lagjja II dhe Prekazi legjendar!
Prekazi është zemra e lirisë sonë, vendi ku sakrifica dhe qëndresa u shkruan me gjak për atdheun. Këtu ndiejmë peshën e historisë dhe fuqinë e idealit kombëtar. Ju faleminderit për mbështetjen dhe për zemrën tuaj të madhe!
Lagjja II është vendi ku jam rritur dhe ku çdo kujtim mban një vend të veçantë në zemrën time.
Bashkë për të ardhmen tonë më të mirë!