75 Mall Live Search
16:30 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prekazi për futbollistët anglez: S’kam pa asnjëherë një thes me lekë që shuton mirë me këmbë

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi sot ka mbajtur një konferencë për shtyp ku foli për listën e futbollistëve të ftuar dhe ndeshjen e ardhshme kundër Anglisë.

Trajneri mitrovicas vlerësoi lartë këtë gjeneratë të Anglisë por pati një koment interesant për vlerat e tyre të larta në treg. “E dimë që Anglia është fuqi evropiane dhe botërore, shkruan Indeksonline.

Vlera e futbollistëve është shumë e madhe. Megjithatë s’kam pa asnjëherë një thes me lekë që shuton mirë me këmbë” deklaroi Prekazi.

KosovaU21 ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 9 shtator në Hull City ndaj Anglisë. Deri tani nga 2 ndeshje ka 6 pikë kundër Andorrës fitoi 4-0 dhe ndaj Turqisë 3-1. /Indeksonline/