18:53 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prekazi: S’jemi Spanja, duhet ta ndryshojmë filozofinë

Të rinjët e Përfaqësueses së Kosovës, U-21, do ta zhvillojnë ndeshje mjaft interesante në fazën e eliminatoreve të Kampionatit Evropian.

Përveç Anglisë e disa Kombëtareve tjera, djelmoshat kosovarë do ta kenë përballë edhe Kombëtaren shqiptare.

Tani, i ftuar në ”90 Plus”, Prekazi ka folur për ndeshjen me Shqipërinë, duke e komentuar shkurt.

”Ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë tejet interesante”.

”Pa kurfarë modestie, ne do të punojmë si grup dhe do ta lejojë fjalën ‘unë”.

”Gazetarët më pyetën se çfarë u thashë lojtarëve pas pjesës së parë me Gjermaninë, por edukata s’ma lejon këtë”.

”As lojtarët s’duhet të flasin, ne duhet të punojmë vetëm si grup”.

”Ndeshja me Anglinë.. kuptohet lojtarët e tyre shumica luajnë në kampionatin më të fortë në botë dhe dihet se çfarë presim”.

”Duhet ta ndryshojmë stilin, dhe t’i përshtatemi rrethanave sepse s’jemi Spanja që luan gjithnjë njejtë”./IndeksOnline/