75 Mall Live Search
21:17 / E Diele, 30 Gusht 2020 / C E

Prekazi zbulon bisedën me Lirim Kastratin, stafi ia fshehu lajmin

Njëri nga talentet më në formë të Kosovës U21, Lirim Kastrati nuk do të jetë në dispozicion të Rafet Prekazit për ndeshjen me Anglinë.

Ai ka pësuar një lëndim në stërvitje me Dinamo Zagrebin dhe nuk do të udhëtoj në Prishtinë për ndeshjen e së premtes.

Trajneri i Kosovës U21 në “Arena Sportive” ka zbuluar se stafi i tij ia ka fshehur lajmin e lëndimit për 2-3 orë në mënyrë që ai mos të ndihet keq.

Prekazi gjithashtu ka zbuluar bisedën telefonike me Kastartin dhe kërkimfaljen që ai ia ka bërë.

Trajner më fal nuk po mundi me të ndihmu për këtë ndeshje”, i ka thënë Kastari në telefon trajnerit.

Prekazi e ka falënderuar për respektin duke i dhënë kurajo për të vazhduar dhe i ka uruar shërim të shpejtë. /IndeksOnline/