19:08 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prekazi zbulon se çfarë i tha Challandes në takimin e parë

Rafet Prekazi, padyshim është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm kosovar për momentin.

Prekazi, së bashku me gjeneratën, U-21 do të zhvillojë ndeshje interesante vitin e ardhshëm në Kampionatin Evropian për të rinjë.

Gjithashtu, roli i Prekazit është edhe të sjellë futbollistë të talentuar te Përfaqësuesja A, gjë e cila ka ndodhur shumë herë deri më tani.

Tani, në ”90 Plus”, Prekazi është pyetur edhe për çelësin e suksesit të tij, dhe përgjigjja e tij ka qenë e çartë, transmeton IndeksOnline.

”Nuk është mirë me folë për vete, sepse vetëm puna duhet të flasë”.

”Challandes, trajneri i Përfaqësueses A, më ka takuar pasi ka ardhur në Federatë dhe më ka thënë se do t’i marrë disa lojtarë nga ne sepse i ka përcjellur dhe se i pëlqejnë”.

”Ndërsa, çelësi i suksesit tim është suksesi dhe puna. Ëndërrat mund të bëhen realitet, por ne kemi menduar qysh në fillim se me angazhim në fushë, mund të arrijmë gjithçka”.

”Shqiptarët dinë të luajnë futboll qysh moti dhe ne e njohim futbollin, por kushtet, ana materiale dhe infrastruktura na ka ngadalësuar procesin paksa, por pas shumë vështirësive që kemi pasur, Zoti na ka ndihmuar”, theksoi Prekazi./IndeksOnline/