10:29 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Preken nga Covidi-19, 2 mësuese të shkollës “Mihal Grameno”, të Fushë-Kosovës

Ditën e katërt kur filloi procesi mësimor në mbarë vendin për një pjesë të nxënësve, i shtyerë për 14 ditë, shkaku i pandemisë Covid-19, kanë filluar të paraqiten edhe rastet e para me të prekur nga personeli arsimor, shkruan IndeksOnline

Më saktësisht  njëra ndër shkollat më të mëdha në Kosovë ajo “Mihal Grameno”,  është prekur nga CovidI-19, kjo pasi që dy mësimdhënëse të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë gjatë ditës së djeshme.

Këtë për IndeksOnlinen, e ka konfirmuar drejtori i Arsimit i Fushë-Kosovës Islam Shabani.

Ai ka shtuar se ato janë zëvendësuar menjëherë dhe nuk kanë vendosur të ndërprejnë mësimin për nxënësit e mësimdhënësve tashmë të prekura nga Covidi.

“Po është e vërtetë, fatkeqësisht i kemi dy mësimdhënëse të infektuara. Ndërsa i kemi testuar 50 arsimtarë të asaj shkolle dhe 2 kanë dalë pozitivë dhe menjëherë mësueset i kemi dërguar në shtëpi dhe janë në izolim të plotë dhe i kemi caktuar dy zëvënedësime të tjera. Mësimin nuk e kemi ndërprerë, sepse në dy ditët e para mësueset vazhdimisht kanë pasur maska, ashtu edhe nxënësit”, tha Shabani për IndeksOnlinen.

Ato janë mësimdhënëse të ciklit të ultë, ka sqaruar drejtori Shabani.

Se çka do të ndodhë më tej brenda këtij stafi të madh mësimdhënësish gjatë kësaj periudhe drejtori Shabani ka thënë se është herët të flasin, por se në proces të testimi ka njoftuar se janë edhe 60 mësimdhënës të tjerë./IndeksOnline/