75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Prekëse/ John Cena udhëton për të takuar refugjatin ukrainas me sindromën Down

Legjenda e WWE, John Cena, ka përlotur ndjekësit e tij me veprimin e fundit.

Ai ka shkuar në Holandë për të takuar një adoleshent ukrainas me sindromën Down, transmeton Indeksonline.

Cena kaloi pasditen me Misha Rohozhyn 19 vjeç dhe nënën e tij, Liana, e cila në rrjetet sociale tregoi se i biri i saj ëndërronte të takonte Cena-n.

Cena e kishte parë këtë video duke qarkulluar në internet pastaj kishte vendosur ta befasonte./Indeksonline/