75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 20 Gusht 2023 / AR

Prekëse/ Kjo qenka arsyeja pse Pamela Anderson nuk grimohet

Pamela Anderson është një nga sex-simbolet e viteve 90’. Teksa asokohe shquhej për stilin e saj ekstravagant, sot mund të themi se pamja e saj ruan një siluetë të natyrales. Por kjo në fakt ka një arsye prekëse.

Ajo ka rrëfyer se vendimin e ka marrë pasi grimerja e saj Alexis vdiq nga kanceri i gjirit.

“Ajo ishte më e mira. Dhe pas kësaj, ishte thjesht më mirë për mua të mos vendosja grim.Mund të jetë çliruese dhe argëtuese dhe pak rebele. Unë mendoj se ne të gjithë fillojmë të dukemi pak qesharak ndërsa plakemi. Qesh pak me veten kur e shoh veten në pasqyrë. Kështu që unë them, ‘Uau, kjo po më ndodh vërtet mua.’ Është një udhëtim”, ka thënë ajo.