75 Mall Live Search
12:07 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prekëse: Ky fëmijë nga Gjakova dhuron të gjitha lodrat për fëmijët, në Shqipëri

Mobilizimi i shqipëtarëve nga Kosova për t’u dalë në ndihmë bashkëkombasëve të tyre të prekur nga tërmeti në Shqipëri ka qenë i madh.

Një akt simbolik të ndihmës e ka bërë edhe një fëmijë, nga Gjakova.

Ani Sadiku ka vendosur që të gjitha lodrat e tij t’i dhuronte për bashkëmoshatarët të prekur nga tërmeti, në Shqipëri.

Tërmeti prej 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha.

Deri tani janë konfirmuar 49 viktima dhe 750 të lënduar.