75 Mall Live Search
22:11 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / MSH

Prekëse, Shkumbin Istrefi përlotet në varrimin e motrës, Vjosa Berishës

Aktori i njohur Shkumbin Istrefi është përballur me një nga humbjet më të mëdha, atë të motrës.

Istrefi sot i dha lamtumirën e fundit motres së tij, Vjosa Berishës, e cila nuk e mposhti dot kancerin.

Në ceremoninë e varrimit që zuri vend në varrezat e qytetit në Arbëri, Istrefi nuk arriti të përmbajë dot vetën.

I dorëzuar dhe me lot në sy, pranë tij u afrun për ngush[llim shumë miq e familjarë.

Producentja e njohur Vjosa Berisha humbi betejen me kancerin të enjten e kaluar, në Mbretëri të Bashkuar, ku kishte shkuar për tretman mjekësor.

Në varrimin e saj morën pjesë personalitete nga bota e artit dhe e filmit si dhe shumë figura publike, përfshirë dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.