75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 17 Gusht 2025 / AR

Prekëse/ Tenori i njohur rrëfen betejën me tumorin

Tenori i famshëm britanik, Russell Watson, ka rrëfyer për herë të parë momentin më të errët të jetës së tij, kur mendoi t’i jepte fund gjithçkaje pas diagnostikimit me një tumor të madh në tru në vitin 2006.

Artisti 58-vjeçar po regjistronte një album në Los Angeles, kur dhimbjet e padurueshme të kokës e çuan në spitalin Cedars-Sinai. Një skanim MRI zbuloi një tumor benign në hipofizë, me madhësinë e dy topave golfi, që kërkonte operacion urgjent.

Në podkastin “How To Be 60” me Kaye Adams, Watson kujtoi natën dramatike në një hotel të Beverly Hills:

“Dhimbja ishte si një thikë që më shtyhej në mes të kokës dhe rrotullohej. Dola në ballkon dhe për një moment mendova të hidhja poshtë gjithçka. Thjesht nuk durohej më.”

Ajo që e ndali ishte mendimi për fëmijët e tij të vegjël. “Mendova për vajzat e mia, nuk do të mund të përballeshin pa mua. Ajo më ktheu prapë në jetë.”

Pas dy ndërhyrjeve të vështira kirurgjikale, Russell Watson arriti të rikthehej në skenë, duke vazhduar të konsiderohet një nga zërat më të mëdhenj të operës.