14:42 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / B O

Prekëse! Vogëlushja 3-vjeçare vendos lule në vendin ku u shua familja Gushi

Prekëse! Në aksin Fier-Vlorë aty ku një ditë më parë u shua familja Gushi nga aksidenti tragjik, sot një vogëlushe tre-vjeçare ka vendosur lule.

Eduart dhe Silvana Gushi bashkë me dy vajzat e tyre, Eva dhe Anastasia u shuan pas një aksidenti të frikshëm mëngjesin e djeshëm!

Ata u goditën nga një makinë tip Audi A8 që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani. Makina ishte në emër të të atit biznesmen.