75 Mall Live Search
18:38 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Preket me koronavirus edhe kreu i ushtrisë italiane

Ka shkuar në 366 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 6387 janë infektuar dhe 622 janë shëruar.

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë italiane Salvatore Farina rezultoi pozitiv ndaj testeve për koronavirus. “Sot bëra testet për koronavirus të cila rezultuan pozitive. Për momentin jam vetëkarantinuar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore.

Jam në kujdes të veçantë nga mjekët” thotë ai. Qeveria ka  “mbyllur” Lombardinë dhe 14 provincat e tjera.