21:19 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prekse, kjo 17 vjeçare shtatzëne me tumor lufton për jetën e saj dhe të foshnjës

Në muaj e shtatë të shtatzënisë, shumë shtatzëna shëtisin dyqaneve duke blerë rrobat dhe duke pritur me plotë entuziazëm ardhjen e bebeve të tyre.

Madje edhe emrat ua vendosin. Por, një 17 vjecare këto krishtlindje po e përballon me shumë vështirësi.

Dana Scattan në muajin e shtatë është diagnostikuar me një tumor të pashërueshëm, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Scattan ka vetëm 3 muaj jetë dhe ajo po lufton dyfish për jetën e saj, për të bijën e palindur Aries.

Por përkundër asaj që mjekët i kanë thënë asaj, Dana ka një guxim optimistë, duke thënë: “Nuk do I dëgjoj ata se cfarë thonë, unë pres një mrekulli” ka thënë ajo.

Mjekët kanë thënë se ekziston një rrezik i ulët i terapisë që ndikon në Aries – sepse do të kryhet në zonën e tumorit të Dana-s, jo në stomakun e saj.
Ata kanë thënë se ka gjasa të mos ketë “ndikime të mëdha” për shëndetin e fëmijës së saj./Indeksonline/