75 Mall Live Search
17:17 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Preku 5 vjeçaren për qëllime seksuale, Gjykata në Ferizaj e dënon me 5 vjet burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur ka dënuar me pesë vjet heqje lirie të miturin A.H., për veprën penale sulmi seksual.

I mituri në korrik të vitit 2020 në oborrin e shtëpisë së tij, konkretisht pas shtëpie, e ka prekur të dëmtuarën e mitur e moshës 5-vjeçare për qëllime seksuale, ku pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga gjinekologu vërehen njolla gjaku në organin gjenital të 5-vjeçares.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizaj.