75 Mall Live Search
23:37 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

G-Class bie aksidentalisht nga kati i tretë i parkingut

Shoferi i një Mercedes-Benz G-Class përfundoi në spital, pasi ra në rrugë publike nga kati i tretë i një garazhe.

Incidenti ndodhi në Kaliforni, më saktësisht në “North Hollywood”.

Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles e larguan shoferin e bllokuar, sipas NBC LA, ndërsa pasagjerët thuhet se gjithashtu ndihmuan në tërheqjen e shoferit të Mercedesit nga automjeti i permbysur.

Përfaqësuesit e LAPD pohuan se shoferi kishte prekur gazin në vend të frenave. /IndeksOnline/