Premier League krenohet me Dua Lipën, ishte e pranishme në “Emirates”

Këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa, ishte e pranishme në tribunat e “Emirates” duke shikuar ndeshjen mes Arsenalit dhe Real Madridit, në UEFA Champions League.
Faqja zyrtare e Premier League ka publikuar foton e Dua Lipës së bashku me mbrojtësin italian, Riccardo Calafiori, shkruan Indeksonline
“Dua Lipa ishte në shtëpi në fitoren 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit”, shkruhet në postimin e Premier Leagues.
Dua Lipa dhe gjithë ta pranishmit në tribunat e stadiumit në Londër, u befasuan nga rezultati i ndeshjes, pasi “topçinjtë” mposhtën 3:0 Real Madridin./Indeksonline/