75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Premier League mbyll dyert e stadiumeve

Deri tani vetëm në Premier Ligue, zhvilloheshin ndeshjet me prani shikuesish.

Mirëpo gjatë ditës së sotme pritet që Premier League të vendosë që t’i mbyllë dyert e stadiumeve, shkaku i koronavirusit.

Një gjë të tillë raportojnë mediet angleze, sipas të cilave pritet që në orët e mëvonshme të merret edhe vendimi zyrtar që ndeshjet e Premier Leagues për këtë fundjavë të luhen pa tifozë.

Kujtojmë se në Spanjë dhe në Gjermani është e konfirmuar se stadiumet do të mbyllen, ndërsa në Itali kampionati Series A është pezulluar.