Premier League nga sezoni i ri me sistem automatik të “offside”

Nga sezoni i ri 2024/25 në Premier League do të aplikohet sistemi më i ri i teknologjisë automatike për pozitat jashtë-loje.
Vendimi është marrë sot nga FA, me teknologjinë që i verifikon “offside” më mirë se sistemi VAR, shkruan Indeksonline
Tifozët e pranishëm në tribuna do ta kenë të mundur ta shohin vet në ekranin e stadiumit momentin kur vendoset vija e drejtë për ta sinjalizuar një pozitë jashtë-loje.
“Teknologjia do të sigurojë vendosje më të shpejtë dhe të qëndrueshme të linjës virtuale jashtë loje, bazuar në gjurmimin optik të lojtarit.”
“Do të prodhojë grafikë transmetimi me cilësi të lartë për të siguruar një përvojë të përmirësuar në stadium dhe transmetim për mbështetësit”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë që shpeshherë tifozët e Premier League nuk janë ndarë të kënaqur me sistemin VAR./Indeksonline/