Premier League opsioni më i mirë, Chelsea çon në huazim sulmuesin e ftuar nga Union Berlini

Skuadra e Chelseat ka larguar menjëherë sulmuesin e ftuar nga Union Berlini, David Datro Fofana.
Fofana u largua gjatë ditës së djeshme nga klubi gjerman për t’u rikthyer te Blutë e Londrës, shkruan Indeksonline
Por, Fofana menjëherë ka gjetur klubin e ri dhe ai është Burnley i Premier League.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Fofona do të nënshkruaj një kontartë gjashtë mujore dhe s’do të ketë opsion blerje për ekipin ku luan portieri kosovar, Aro Muric.
Sulmuesi nga Bregu i Fildisht me Union Berlinin këtë sezon zhvilloi 16 paraqitje dhe shënoi vetëm dy gola./Indeksonline/