75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Premier Liga gati të marrë vendimin e madh, nuk do të shkruhen emrat e lojtarëve në fanella por ky slogan

Premier Liga pritet që në ditët në vijm të marr një vendim të rëndësishëm.

Sipas ‘talkSport’, Premier Liga do të marrë vendim që në javën e parë pas rikthimit të mos shkruhen emrat e lojtarëve, por slogani ‘Black Lives Matters’ për të përkrahur protestat në ShBA kundër racizmit, transmeton Indeksonline.

Po ashtu në kraharorët e fanellave, do të vendoset mbishkrimi NHS për të përkrahur dhe falenderuar mjekët për punën e bërë gjatë këtij viti.

Ky vendim pritet që shumë shpejtë të hyj në fuqi./Indeksonline/