Premiera e ‘Hija del fuego’, China Suárez mahnit publikun – Mauro Icardi në krah të saj
China Suárez shkëlqeu në prezantimin zyrtar të serialit të ri Hija del fuego, një prodhim origjinal i Disney+. Në ngjarjen ekskluzive, ajo u shfaq e rrezatuar dhe shumë e emocionuar, ndërsa prezantonte një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së saj së fundit.
Në event mori pjesë edhe Mauro Icardi, i cili nuk iu nda aktores gjatë gjithë mbrëmjes. Ai u ul mes të ftuarve specialë dhe e ndoqi me vëmendje çdo moment, duke treguar mbështetjen e tij të hapur dhe afërsinë me Suárez, trasnmeton IndeksOnline.

Seriali, i cili do të shfaqet në Disney+ dhe shumë shpejt në eltrece, është një thriller romantik me dramë, mister dhe elemente të forta hakmarrjeje. Suárez interpreton Letizian, një grua enigmatike që mbërrin në një qytet të vogël të Patagonisë me një plan të fshehtë.
Historia ndjek udhëtimin e saj drejt hakmarrjes për ngjarjet e errëta të së kaluarës, ndërsa futet në jetët e banorëve dhe shkakton një seri krimesh brutale. Seriali përfshin një kast të gjerë aktorësh të njohur, mes tyre Diego Cremonesi, Eleonora Wexler dhe Carlos Belloso.

Hija del fuego: la venganza de la bastarda është xhiruar kryesisht në San Martín de los Andes dhe përbëhet nga 22 episode nga 30 minuta. Premiera zyrtare do të jetë më 19 nëntor, me të gjitha episodet të disponueshme që ditën e parë në Disney+./IndeksOnline/


