Premierliga bëhet me pushim dimëror?
Liga Premier mund të bëhet me pushim dimëror, nëse arrihet marrëveshje me të drejtat e reja televizive.
Ligat më të forta në Europë, si në Gjermani (Bundesliga), Francë (Ligue 1), Itali (Serie A) dhe Spanjë (La Liga), gjithmonë marrin pushim në mes të sezonit, transmeton IndeksOnline.
Shoqata e Futbollit Anglez tha se një gjë e tillë nuk është e realizueshme deri në fund të marrëveshjes aktuale me të drejtat e televizionit në vitin 2019.
Një pushim në muajin janar është në diskutim, i cili nuk do të ndikojë në orarin tradicional të futbollit festiv./IndeksOnline/