09:03 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Premierliga nuk ndalet, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

As Covid-19 nuk po arrijë që ta ‘bllokoj’ rrugëtimin e Premierligës, kjo pas një shpërthimi që pati në qytete të ndryshme në Angli.

Pas një shpërthimi të rasteve me Covid-19 në klubin e Manchester City, mendohej se do të ketë një pushim, mirëpo as kjo nuk ndodhi.

Dita e sotme në Angli hapet me super sfidën mes Tottenham dhe Leeds, duke pasuar më pastaj me Crystal Palace dhe Sheffield United.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo mes Brighton dhe Wolves, ndërsa Arsenali do të udhëtoj për t’u përballur me West Brom.