Premierliga vjen me derbin e zjarrtë Liverpool – Chelsea

Sot në Premier Ligën angleze zhvillohet derbi i zjarrtë mes Liverpulit dhe Chelseas.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të, dhe nis nga ora 13:30, shkruan IndeksOnline.
Të dyja skuadrat nuk po kalojnë në formë të mirë aktualisht, ku po përballen edhe me numër të madh të lëndimeve.
Liverpuli vjen në këtë ndeshje pas humbjes 3-0 nga Brightoni javën e kaluar, ndërsa Chelsea morri tre pikë ndaj Creystal Palace pas tre ndeshjeve pa fitore.
Të dyja skuadrat aktualisht kanë nga 28 pikë dhe renditen në pozitat 9 dhe 10.
Formacionet e mundshme:
Liverpool: (4-3-1-2): Alisson (GK), Alexander-Arnold, Matip, Konate, Robertson, Henderson, Fabinho, Thiago, Oxlade-Chamberlain, Salah, Gakpo.
Chelsesa: (4-2-3-1): Kepa (GK), Azpilicueta, Silva, Badiashile, Hall, Jorginho, Kovacic, Ziyech, Mount, Mudryk, Havertz./IndeksOnline/