Premierliga zgjedh lojtarin e muajit dhjetor

Premierliga ka zgjedhur lojtarin e muajit dhjetor.
Këtë muaj është mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ai që e ka fituar këtë çmim.
Brenda muajit arriti 3 asiste, një gol dhe katër herë Liverpooli nuk pranoi gol, shkruan Indeksonline.
Ai është vetëm 21 vjeç dhe qysh tani është ndoshta mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë./Indeksonline/