Premierliga zgjedh lojtarin më të mirë të muajit shtator
Premierliga ka zgjedhur lojtarin më të mirë të muajit shtator.
Këtë çmim e fitoi sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Ai gjatë 4 ndeshjeve të Premierligës të muajit shtator shënoi gjithsej 5 gola, transmeton Indeksonline.
Lajmin e bëri të ditur vet faqja zyrtare e Premierligës në Twitter. Muajin e kaluar, këtë çmim e fitoi sulmuesi i Norwich City, Teemu Pukki./Indeksonline/