17:02 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Premtimet e PDK-së për qeverinë e re

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka treguar planin e partisë së tij për zvogëlimin e numrin e ministrive.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosovës i duhen institucione efikase që mbrojnë jetën e qytetarëve të vendit.

Më tej, Hoxhaj ka theksuar se PDK nuk do të lejojë qeveri megalomane. Sipas tij, vendi ynë ka nevojë për hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian, por i duhen institucione efikase, e gjithë kjo mund të arrihet duke u grupuar ministrat sipas profilit të tyre.

Plani PDK-së është për një qeveri të vogël, të miratohet Ligji për Qeverinë, në mënyrë që të zvogëlojmë numrin e ministrave