75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / MSH

Premtimi ekstrem i Agueros: Nëse nuk fiton City sonte, do të…

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka bërë një premtim tejet të rrezikshëm për sonte.

Në “Etihad Stadium”, Manchester City do të presë Real Madridin, për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, dhe Aguero është i bindur për fitoren e ish-ekipit të tij.

Madje, ai ka bërë një bast të jashtëzakonshëm, në rast se humb City, shkruan IndeksOnline.

“Real Madridi nuk mund ta mposhtë Cityn. Nëse ata e mposhtin Cityn, do t’i pres testikujt”, u shpreh Aguero në një podcast të njohur në Spanjë.

Kjo deklaratë e tij u shpërnda shpejt në rrjet, me shumicën që thonë se nuk e ka me të vërtet, por është vetëm formë e të shprehurit.

Kujtojmë se ndeshja mes Cityt dhe Realit sonte fillon në ora 21:00./IndeksOnline/