‘Premtimi im është zotim’, Buja: Mbështetja e fuqishme dëshmon se banorët e dinë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, doli mëse i bindur në zgjedhjen e tij nga Lipjanasit edhe në këto zgjedhje.
Buja të premten pas tubimit me banorë të disa vendbanimeve ku shpalosi programin e tij për to u nda i kënaqur dhe mirënjohës për mbështetjen e tyre u zotua se premtimet do t’i kryejnë.
“Përtej çdo parashikimi, sonte Magura, Qylaga, Blinaja, Leletiqi, Medveci, Vrella e Magurës dhe Mirena na mirëpritën me pjesëmarrje masive në tubimin tonë zgjedhor. Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët e kësaj zone e dinë: premtimi im është zotim!”
Ai renditit prioritetet bazike të cilat do të jenë të përfunduara në mandatin e tij.
“Uji i pijshëm, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia do të jenë më mirë për këto fshatra.”