Premtimi të cilin e mbajti ministri Likaj

Ramë Likaj kishte siguruar disa muaj më parë se politika nuk do të ketë mundësi të ndërhyrjë në arsimin e lartë. Këtë premtim publik e kishte dhënë në mbledhjen e komisionit për arsim.
“Na duhet t’i lëmë inatet personale dhe të vazhdojmë me punë. Unë garantoj që politika nuk do të mund të ndërhyjë në arsimin e lartë” kishte premtuar Likaj.
Premtimi llogaritet si i mbajtur nga ministri në detyrë i Arsimit, Likaj, ngase ende nuk ka patur asnjë rast ku është konstatuar ndonjë ndërhyrje e politikës në arsimin e lartë./Indeksonline/