14:48 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Premtohen 300 mijë euro mbështetje Grave të Krushës së Madhe

Sinonimi i qëndresës e jetës, edhe pas shumë vuajtjeve e humbjeve nga lufta e fundit, Gratë e Krushës së Madhe, kanë pritur ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, deputetin e LDK-së Xhavit Ukaj dhe kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Gjatë këtij takimi, zyrtarët e shtetit u kanë premtuar Grave të Krushës së Madhe mbështetje prej rreth 300 mijë euro – shkruan Indeksonline.

Format e mbështetjes u lanë të konkretizoheshin në takimin e radhës. Kujtojmë se Gratë e Krushës së Madhe merren me prodhimin e turshive dhe janë mjaft të suksesshme me këtë prodhimtari.