Premton Ukë Blakaj: Ditën e parë të mandatit tim, do e nisë me zgjidhjen e problemit për ujin e pijshëm

Kandidati për kryetar në komunën e Istogut nga AAK-ja, Ukë Blakaj, ka bërë një premtim shumë të rëndësishëm për qytetarët e Istogut.
Blakaj ka thënë se qysh në ditën e parë të mandatit, do ta trajtoj çështjen e ujit të pijshëm.
Ai në një intervistë për Radio West u zotua se të gjithë fshatrat e Istogut do të furnizohen me ujë të pijshëm.
”Zotohem që të gjitha fshatrat e Istogut do të furnizohen me ujë të pijshëm, ngase kjo është jetike për banorët. Istogut po i vjen drita!” deklaroi Blakaj.
Postimi i plotë: