23:20 / E Diele, 12 Mars 2023 / C E

Prepolli i ashpër me tifozët e Ballkanit: Meritojnë gjykim të rreptë

Llapi e ka mposhtur Ballkanin në shtëpi me rezultatin 3:2 duke ia humbur edhe vendin e titullarit në Superligë.

Ballkani me këtë humbje mbetet në vendin e dytë me 5 pikë, kurse në vendin e parë u rikthye Drita pasi mposhti Gjilanin në 1:0.

Pas ndeshjes tifozët e Ballkanit dhe Llapit filluan të përleshen kur edhe thyen ulëset e stadiumit, ‘Zahir Pajaziti’, me këtë rast ka reaguar menjëherë policia e Kosovës ku ka arrestuar disa nga tifozët e Ballkanit si dhe ka bllokuar rrugën që të çon tek stadiumi.

Këto akte i ka dënuar ashpër trajneri Arsim Plepolli, i cili në emisionin “Ekipa A” në ATV, ka thënë se këta persona duhet të dënohen në mënyrën më të ashpër të mundshme.

Është mëkat kur i shohim këto gjëra që ndodhin nëpër stadiume. Ne të pakten që duke e ditur që çfarë infrastrukture kemi, të mundohemi që t’i japim diçka fushave tona, e jo me kalu në këtë gjendje, me i hudh gjithë ato karrige e me ardh deri tek kacafytja mes veti, sepse ne jemi një vend i vogël, jemi edhe familjarë e nihemi mes vete. Kjo nuk guxon me ndodh. Ajo çka kisha mujt me thanë prej këtu është që këta akterë me i dënu, me marrë masa shumë të rrepta. Ata që e meritojnë, nëse është puna, duhet edhe me i gjyku në mënyrën më të rëndë të mundshme, sepse ndryshe, ne nuk mundmei me ardh dhe me u kfjellë”, tha Plepolli.

Ai thotë se me këto akte, më së shumti dëmtohet sporti i Kosovës.

Unë nuk e di dhe nuk mundem me e kuptu se çfarë ka faj karriga e stadiumit. Ti mos u revolto, nëse e ke humb ndeshjen, atëherë duhesh me e gjet dikund në brendësi të klubit tënd. Në qoftë se ti je tifoz dhe e adhuron një klub, kështu nuk e ndihmon klubin, kështu vetëm e dëmton”, tha trajneri Arsim Plepolli.