75 Mall Live Search
21:43 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / Gj. Sh

“Pres fitoren e LDK-së, do të marrim vota më shumë se në vitin 2019”, Kujtim Shala thotë se LDK del e para më 9 shkurt

Kandidati për deputet i LDK-së, Kujtim Shala, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.

Ai ka thënë se gara zgjedhore është e vështirë dhe do të jetë e ngushtë në rezultate.

Por, ka shtuar se në fund pret fitore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Shalës, LDK-ja do të arrijë rezultat më të mirë sesa në vitin 2019, kur fituan mbi 200 mijë vota.

“Siç e thash në fillim është një garë shumë e vështirë, pres një rezultat të ngushtë dhe fitore të LDK-së. Sa i përket rritjes LDK-ja do të marrë shumë më shumë vota sesa në vitin 2019”, ka thënë Shala.