“Pres me padurim të bëhem gjyshe”, e ëma e Rita Orës zbulon pak nga jeta personale e të bijës

Teksa ishte e ftuar në një intervistë dhe u pyet për një dasmë të afërt të Ritës, Vera Ora shprehet se gjithçka mbetet në dorë të vajzës.
“Tani ajo mbetet për Ritën të japë këto vendime. Kjo është një gjë që çdo prind e ka dëshirë. Besoj që kryesore do të jetë qejfi i tyre dhe duhet të respektohet”.

Nëna e yllit botëror tregoi se ka shumë dëshirë që në të ardhmen të bëhet me një nip ose mbesë nga Rita.
“Unë si prind e pres me padurim të bëhem gjyshe, në të ardhmen kam dëshirë”, ka theksuar ajo.