17:43 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / L K

Presidentja Osmani përkrah Macron dhe Scholz, “Diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar foto ku shihet përkrah Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Osmani bëri të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqë, siguri dhe stabilitet

Postimi i plotë:

Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç.

Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet