75 Mall Live Search
10:04 / E Martë, 07 Qershor 2022 / LB

Presidenca: ‘Ballkani i Hapur’ po shihet si instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, i cili ka thënë se Rusia e përkrah Ballkanin e Hapur duke e quajtur si iniciativë të Serbisë, ka reaguar shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmani.

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Twitter ka thënë se Lavrov e sheh nismën e “Ballkanit të Hapur” si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia.