Presidenca i reagon PSD-së: As Vjosa Osmani e askush nga stafi nuk përdorin veturat e Presidencës

Gjatë ditës së sotme PSD-ja ka zhvilluar një aksion simbolik para hyrjes së Presidencës ku të njëjtën e ka quajtur si “nëndegë të Vetëvendosjes”.
Sipas PSD-së veturat e presidencës janë bërë vetura të partisë.
Për këtë ka reaguar presidenca duke thënë se Vjosa Osmani e askush nga stafi i saj nuk përdorin veturat zyrtare, por se ata në bazë të ligjit obligohen të lëvizinë me vetura të policisë.
Reagimi i plotë:
U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe.
As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës.
Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze.
Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.
Përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve.