Presidenca konfirmon udhëtimin e Thaçit drejt Uashingtonit – Cila është arsyeja?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Evropë, është nisur për drejt Washingtonit.
Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur.
Megjithatë Zyra për Informim e Presidencës e ka konfirmuar se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Expres.
Thaçi shkon në Washington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.