75 Mall Live Search
13:42 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / OSH

Presidenca: Kosova nuk mund të garantojë lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë

Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka theksuar se Republika e Kosovës s’mund të garantojë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve që gjenden në parahurgim në Hagë.

Kupina për IndeksOnline ka thënë se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka përmendur një shtet të tretë dhe se Kosova në asnjë interpretim nuk mund të konsiderohet shtet i tretë.

“Çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kupina./IndeksOnline/