75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / LB

Presidenca reagon për rusin e shpallur non-grata që u raportua se u pa duke qëndruar në Prishtinë

Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit ka reaguar pas raportimeve të djeshme se rusi i shpallur “Non-grata” nga Osmani është parë në Kosovë.

Vela e ka quajtur “dezinformatë” lajmin se personi i njohur si Denis Vengerskii po qëndron në Kosovë.

“Dezinformate: personi ne foto eshte vozitesi i Zyres Nderlidhese Ruse ne Kosove dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyres Nderlidhese Ruse e kane leshuar territorin e Republikes se Kosoves brenda 24 oreve nga shpallja persona non grata.”, thotë Vela.

Gjatë ditës së djeshme, Top Channel raportoi se Denis Vengerskii i shpallur “non-grata”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca e Kosovës, është parë gjatë ditës se djeshme në qendër të Prishtinës.