Presidenca: Serbia po i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë

Shefi i Kabineti të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka deklaruar sot se Serbia po i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë, që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, i njohur si ish-Twitter, Vela ka shkruar se ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet.

“E gjithë bota e qytetëruar u tmerrua nga luftërat e Serbisë në Bosnjë, Kroaci e Kosovë që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur. Tani, Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen këto mizori si ‘luftëra mbrojtëse’. Ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet”, ka shkruar Vela në ‘X’.