75 Mall Live Search
09:18 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Presidentët bëhen bashkë, nderojnë ish presidentin historik Ibrahim Rugova në ditën e tij

Janë bërë bashkë përsëri presidentja e vendit Vjosa Osmani, me ish presidenten Atifete Jahjaga, Behgjet Pacolli dhe ish presidentin Fatmir Sejdiu, raporton IndeksOnline.

Ata kanë vendosur lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Ky aktivitet i tyre po bëhet në shënim të 24 majit, Ditës së Presidentit.

Ndërsa ky nuk do të jetë aktiviteti i vetëm që do ta bëjnë ata.

Në orën 13:00, Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.