Presidentët do takohen javën tjetër, Zelensky ultimatum Trump: Mbaj qëndrim të qartë për paqen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkon që Donald Trump të mbajë një qëndrim të qartë për t’i fund luftës me Rusinë.
Lideri i Kievit nënvizoi nevojën për “hapa vendimtarë” nga ana e presidentit amerikan për të frikësuar Vladimir Putin, duke nisur nga sanksionet kundër Moskës, përveç konfirmimit të garancive të sigurisë për Ukrainën.
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, njofton se një takim mes Trump dhe Zelenskit mund të zhvillohet javën e ardhshme. Ata do të bisedojnë lidhur me një marrëveshje të mundshme paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërkohë, 76 për qind e ukrainasve besojnë se ushtria e tyre mund ta fitojë luftën nëse merr mbështetjen e duhur me armë dhe nëse Moska goditet ashpër me sanksione. Shifra ka dalë nga një sondazh i Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev./Indeksonline/