75 Mall Live Search
10:15 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Presidenti 92 vjeçari i Tunizisë nuk kandidon më për president

Është vetëm mandati i tij i parë në pushtet por presidenti  92 vjeçar i Tunizisë, Beji Caid Essbesi nuk do të kandidoj më për postin e presidentit edhe pse kushtetuta ja lejon.

Ai kishte fituar zgjedhjet e para të lira në vitin 2014-të, pasi rrëzimit të ish-presidentit, Zine el Abedine Ben Ali që kishte qëndruar 23 vite në krye, shkruan BBC.

Partia e 92 vjeçarit i ka bërë thirrje atij që të kandidoj përsëri por ai ka refuzuar duke thënë se është koha për të rinjtë.

Zgjedhjet në Tunizi do të mbahen me 17 nëntor por ende nuk ka dal asnjë kandidatë i mundshëm./Indeksonline/