75 Mall Live Search
14:02 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Presidenti Ademi dhe sekretari Salihu vizituan selinë e “Adidas”-it

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, po qëndrojnë sot në selinë qendrore të kompanisë së njohur të veshmbathjeve sportive “Adidas” në Herzogenaurach të Gjermanisë, me ftesë speciale të udhëheqësve të kësaj korporate gjigante.

Krerët e FFK-së u pritën nga menaxheri i marketingut dhe dy bashkëpunëtorët e FFK-së, që njëherësh janë punëtorë dhe promotorë të Adidasit, Aurora Haliti dhe Besart Rama.

Presidenti Ademi dhe sekretari Salihu vizituan ambientet e selisë qendrore të kësaj kompanie si dhe morën dhurata si mysafirë specialë dhe personalitete të zgjedhura për ta vizituar këtë kompani.

Me këtë rast, presidenti Ademi ka falënderuar kompaninë ‘Adidas’ dhe bashkëpunëtorët e FFK-së, Aurora Haliti e Besart Rama për respektin dhe dhuratat, duke iu uruar suksese të mëtejshme kësaj kompanie gjigante.