Presidenti Ademi kujton Vokrrin me një video të veçantë, ka një thirrje për tifozët sot në stadium

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka kujtuar Vokrrin në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij me një video të veçantë.
Ademi ka publikuar dy golat e Vokrrit në kualifikimet për Euro 1988 pikërisht kundër Irlandës Veriore, rivalit të sotëm të Kosovës.
Ademi ka bërë thirrje që të ketë sot në stadiumin “Fadil Vokrri” një koreografi të veçantë për legjendën që stadiumi sot mbanë emrin e tij.
“Sot kur e përkujtojmë Fadil Vokrrin pashmangshëm na kujtohen dy golat që ai i realizoi në kualifikimet për Euro 1988 kundër Irlandës së Veriut, kundërshtarit të sotëm të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve.
Prandaj, shpresoj që sulmuesit tanë të gjejnë rrugën e golit në ndeshjen e sotme për ta realizuar fitoren e radhës si dedikim për Legjendën.
Po ashtu, ftoj edhe të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium që të krijojnë koreografi të posaçme për Vokrrin dhe njëherësh të përkrahin në maksimum djemtë e Kombëtares në këtë ndeshje të rëndësishme e të veçantë.
I përjetshëm kujtimi për Legjendën” shkruan Agim Ademi në postim.