75 Mall Live Search
22:51 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Presidenti Agim Ademi në mesin e 3 figurave të larta të PDK-së, që synojnë kontrollin e FFK-së

Turbulencat e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku synohet rrëzimi i presidentit Agim Ademi, nuk kanë qenë të rastësishme.

Duke parë rëndësinë që ka futbolli në Kosovë, sidomos pas ndërkombëtarizimit, Partia Demokratike e Kosovës po synon që të marrë kontrollin e FFK-së.

Sipas burimeve të Indeksonline, djali i Fadil Vokrri, Gramozi ka mbajtur takim më herët me një prej liderëve më të lartë të shtetit, ku ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit.

Në stërvitjen e kombëtares së Kosovës që e mbajti të hënën, presidenti i FFK-së Agim Ademi, u takua me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, shefin e grupit parlamentar Memli Krasniqin dhe Ministrin e Sportit, që vjen nga PDK-ja, Kujtim Gashin.

Kujtojmë që Memli Krasniqi që një kohë është i implikuar direkt në sport duke qenë Nënpresident i Parë i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Më 28 mars do të mbahet Kuvendi i Punës së FFK-së, ku synohet ngritja e mocionit të mosbesimit për të shkarkuar presidentin Agim Ademi. /Indeksonline/